Pacolli e AAK-së reagon ndaj deklaratës së Kurtit: Bile sot t’i kishit kursyer fëmijët
02 shkurt 2025
| 21:35
Kandidatja për deputete nga AAK-ja, Lirika Pacolli, ka reaguar pas një deklarate të kryeministrit Albin Kurti në një tubim të Vetëvendosjes, ku ai tha: “Veç kush s’i do fëmijët e familjen e vet nuk e do Vetëvendosjen.”
Në një postim në Facebook, Pacolli e ka quajtur të papranueshme përfshirjen e fëmijëve në fushatë, duke e cilësuar këtë si propagandë mizerable.
**“Bile sot t’i kishe kursyer fëmijët! Çfarë zhgënjimi! Gëzohem që unë, si shumë të rinj të tjerë, nuk kemi rënë në grackën e propagandave tua mizerje.
P.S. Kalo mirë në Gate Club sonte, festo mbi fjalët tua boshe!”** – ka shkruar ajo.