Pacolli e çon delegacionin e Kosovës në Washington me aeroplanin e tij
23 qershor 2020
| 10:04
Aeroplani privat të cilin e ka në pronësi, kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli do ta çojë delegacionin kosovar në kryeqytetin amerikan të shtunën.
Këshilltari i Pacollit, Naim Murseli ka shkruar në Facebook se në mungesë të aeroplanit shtetëror, Pacolli sërish do të vë në dispozicion aeroplanin e tij privat për t’i çuar kryeministrin Hoti dhe presidentin Thaçi në Washington D.C më 27 qershor, raporton Gazeta Express.
“Kur shtetit i mungojnë avionët e saj, ne kemi një njeri të fortë që zgjidh atë shqetësim. Behgjet Pacolli, gjithmonë në shërbim të atdheut. Destinacioni i radhës: Washington DC”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=343384596778815&set=a.104830133967597&type=3