Pacolli: E kemi obligim të punojmë me nderë dhe sinqeritet
Aleanca Kosova e Re (AKR) ka shpallur zyrtarisht procesin e brendshëm zgjedhor.
Në konventën e hapjes së zgjedhjeve të brendshme të AKR-së përpos pjesëmarrjes së qindra anëtarëve e simpatizantëve ishin të pranishëm edhe deputetë e ministra nga radhët e kësaj partie.
Presidenti i AKR-së njëherësh edhe zëvendëskryeministër i Kosovës e ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka falënderuar të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre, në veçanti ka falënderuar ish ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj e Bejtush Gashin.
Presidenti Pacolli ka thënë gjithashtu se AKR-ja ka arritur synimet e saja si në pozitë dhe opozitë.
Sipas tij, AKR-ja është e popullit dhe do ti shërbej atij.
“AKR-ja është për një shtet të zhvilluar. AKR-ja nuk e sheh qeverisjen si diçka për të monopolizuar skenën politike. Qëndrimi ynë është zhvillimi, perspektiva ekonomike e vendit. Për ne si AKR qeverisja është vetëm një dëshmi që ne jemi në shërbim të gjeneratave të reja. E kemi obligim që të punojmë me nderë dhe sinqeritet.
Që 12 vite ne jemi munduar t’i përmbahemi pikat tona. AKR-ja është një parti liberale dhe liberalët punojnë për interesat e këtij shteti punojnë për zhvillim ekonomik dhe punojnë që proceset të ecin përpara”, ka thënë Pacolli.