Pacolli: E pafalshme që Kosova s’ka helikopterë për nevoja emergjente
Pasi helikopterë të KFOR-it po asistojnë në shuarjen e zjarreve me helikopterë ushtarakë, deputeti në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli e ka quajtur “të pafalshme” që vendi s’ka blerë ende të tillë.
Ai ka thënë ishin angazhuar për blerjen e tre helikopterëve gjatë kohës sa ishin në qeveri.
“Është e pafalshme që Kosova nuk ka as edhe një helikopter për nevojat emergjente të vendit. Sa nevojë kishte vendi tani për shuarjen e zjarreve! Dua në këtë kontekst të përmend gjithë angazhimin tonë (puna e ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, nga AkKR Ismet Ibishi) në përgatitjen dhe përmbushjen e formaliteteve për blerjen e 3 helikopterëve, që për shkak të mungesës së fuqisë politike fatkeqsishtë nuk u realizua”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.