Pacolli e palëkundur edhe pas dy granteve qindmijëshe për familjarët, tregon që një OJQ grash po mbështet Kurtin

18 nëntor 2024 | 21:25

Dy grante bujqësore me nga një qind mijë euro – një për vëllanë dhe një për dajën – dhe shpërfaqja e tyre në publik, s’ia kanë lënë shenjë deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, e cila u shfaq në një OJQ grash “plot të qeshura e ngrohtësi”, siç shkroi ajo vetë në Facebook.

Në shkrimin e saj, ajo thotë se një OJQ grash po mbështet dhe “po angazhohen për fitoren e radhës” së Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Të qeshurat e shumta e ngrohtësia e këtyre zonjave e bëri këtë takim të veçantë. Diskutuam për plotë gjëra. E më e rëndësishmja, edhe pse në moshë të shtyrë, ato ishin ba gati me u angazhu për fitoren e radhës të Kryeministrit Albin Kurtit”, shkroi Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatori amerikan, Richard Blumenthal, i ka dërguar një letër sekretarit…