Pacolli e quan “lajm fantastik” njohjen nga Sudani: E përgëzoj edhe Presidenten Osmani

12 prill 2025 | 21:38

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas lajmit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm diplomatik.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka vlerësuar përpjekjet që po bëhen në arenën ndërkombëtare për forcimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës, dhe ka theksuar se ky hap pason njohjen nga Kenia — një vend me peshë të madhe në kontinentin afrikan — që sipas tij, ishte tregues i valës së re të njohjeve që priten.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për presidenten Vjosa Osmani, duke e përgëzuar për angazhimin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po merr pjesë në tubimin…