Pacolli e quan të suksesshme vizitën në Afrikë, thotë se nuk ka tërheqje të njohjeve

05 prill 2019 | 12:28

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ka folur për vizitën dhe lobimin që ka bërë në Afrikë.

Më këtë rast, ai ka thënë se është takuar me dhjetëra liderë të vendeve afrikane nga të cilët ka marrë mbështetje për Kosovën, raporton “Epoka e re”.

“Kjo vizitë ishte e suksesshme dhe duhet t’i presim rezultatet”, ka deklaruar ai.

Pacolli ka hedhur poshtë pretendimet e Serbisë se disa shtete kanë tërhequr njohjet.

“Kam takuar njerëz të rëndësishëm dhe na është premtuar që asnjëherë Serbia nuk do të mundet t’i realizojë planet e saj. Ata janë të informuar për mënyrën si kanë punuar. Kam takuar edhe presidentin e Kongos ai ka dërguar edhe një letër që kërkon një vizitë nga ana e jonë për këtë e kam njoftuar edhe presidentin edhe kryeministrin”, është shprehur Pacolli.

Duke folur për mungesën e njohjeve për më shumë se një vit, zëvendëskryeministri Pacolli ka thënë se janë duke punuar por çështja e njohjeve varet nga shumë faktorë.

“Jemi duke punuar fuqishëm, por njohjet nuk varen vetëm nga ne, por nga vullneti i shteteve veç e veç. Duhet t’i presim rezultatet e punës tonë, por njohjet nuk mund të bëhen për një ditë”, ka theksuar ai, duke shtuar se është duke u lobuar edhe për njohjet nga pesë vendet e BE-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja derbi në mes Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet…