Pacolli e Sefaj diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol
05 janar 2018
| 19:42
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me ç’rast u diskutua për prioritetet e dy ministrive në ndërlidhjen e veprimeve me qëllim të realizimit të objektivave shtetërore.
Me theks të veçantë u diskutua sa i përket anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Interpol dhe organizata të tjera të rëndësishme të sigurisë në botë.
Të dy ministrat deklaruan se ekipet teknike të Kosovës kanë bërë përgatitjet e duhura sa i përket anëtarësimit në Interpol.
Ata shtuan se tashmë është e rëndësishme që të ketë angazhim politik për arritjen e këtyre objektivave madhore për Kosovën dhe për ketë është shumë e nevojshme edhe mbështetja e shteteve mike.