![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/bbbbbbbb.jpg)
Pacolli ende nuk ka vendosur nëse do ta votojë qeverinë e re
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ende nuk ka vendosur nëse do ta votojë qeverinë e re të drejtuar nga LDK në partneritet edhe me AAK-në, Nismën dhe minoritete.
Këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, përmes një postimi në llogarinë e ve në “Facebook” ka shkruar se: “Arben Gashi nga LDK-ja paska deklaruar se qeveria e re do të votohet javën e ardhshme. Askush të mos spekulon me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.
“Po ashtu të mos spekulohet me votën e z. Pacolli, kur ai ende nuk ka vendosur se a do të votojë qeverinë e re apo jo. Ajo çfarë është e sigurt është se ai do të respekton mandatin e tij të deputetit dhe që AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re”, ka shkruar Murseli.
Sipas tij, është e rëndësishme të respektohet vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe të mos provokohet situata nga askush.
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar deri më 29 maj dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.
(M.Q / Epoka e re)