Pacolli: Është koha që Marty të tregojë se pse Hashim Thaçi është në burg
10 prill 2022
| 10:11
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se është koha që ish-senatori zviceran Dick Martt të tregojë se si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve, për çka ish-presidenti Hashim Thaçi gjendet sot në Hagë.
Reagimi i Pacollit erdhi pasi Marty deklaroi se është kërcënuar nga inteligjenca serbe.
“Nëse është e vërtetë se Dik Marti po kërcënohet nga inteligjenca serbe, është koha e duhur që ai të tregojë se si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve, për çka z. Hashim Thaqi sot është në paraburgim në Hagë”.