Pacolli: FSK-ja së shpejti ushtri
17 prill 2018
| 09:21
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se Ushtria e Kosovës do të formohet së shpejti.
“Nuk janë të shumtë që flasin për ta, por ata e meritojnë të gjithë respektin. Po flas për anëtarët e FSK-së mbrapa meje, të cilët edhe së shpejti do të jenë ushtri!”, ka shkruar Pacolli në mbishkrimin e një fotografie të postuar në llogarinë e vet në “Facebook” ku shihen pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.