Pacolli fton BE-në që të reagojë për ndalimin e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së
19 janar 2019
| 11:52
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar për ndalimin e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së nga Policia e Serbisë.
Pacolli ka thënë se e dënon në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit.
“Sapo u informova se dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë nga Komuniteti serb janë ndaluar nga policia serbe. Dënoj në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit, kërcënime këto ndaj tyre për t’i bojkotuar Institucionet e Kosovës.
Ftoj BE-në që të reagojë menjëherë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.