Pacolli fton deputetët që të hapin rrugë për formimin e qeverisë së re

14 mars 2021 | 11:06

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është i vetmi nga kjo parti që ka fituar ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, ku ishte pjesë e listës së LDK-së.

“Pas certifikimit të zgjedhjeve falënderoj të gjithë votuesit e AKR-së, të cilët edhe këtë herë më dhanë mundësinë të jam zëri i tyre në Kuvend. Është një nder dhe përgjegjësi për mua. Kuvendi i Kosovës të fillojë punën sa më parë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

“I ftoj kolegët e mi deputet të respektojnë vullnetin e sovranit dhe të hapin rrugë për formimin e Qeverisë së re”, ka shkruar lideri i AKR-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova zyrtarisht ka hapur Ambasadën e saj në Jerusalem, ka…