Pacolli fton diasporën të votojë në zgjedhjet e 6 tetorit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka ftuar shtetasit e Kosovës që jetojnë nëpër botë të votojnë për zgjedhjet e 6 tetorit.
Pacolli ka thënë se diaspora duhet të bëhet pjesë aktive e ndryshimit dhe shpresës në vend.
“Unë për dekada isha pjesë e diasporës, kisha brengat edhe shqetsimet e mija për rrugëtimin qëvendi jonë po merr dhe vendosa të kthehem dhe të behëm pjesë e jetës aktive politike në vend. Nëse jeni nga Republika e Kosovës, por jetoni jashtë Kosovës, Ju mund të aplikoni për t’u regjistruar për të votuar me postë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2019. Duke marrë përvojën e diasporës në të gjithë botën, Kosova duhet t’i bëjë ata pjesë të vendimmarrjes, të formësimit të ekonomisë sonë dhe të rritjes së investimeve përmes projekteve të zgjuara, kreative dhe inovative”.
“Shfrytëzoni të drejten tuaj për votim nga jashtë dhe bëhuni pjesë aktive e ndryshimit dhe shpresës në vend. Këtu më poshtë mund të gjeni linkun për të shkarkuar aplikacionin e regjistrimit si votues jashtë vendit në Komisionin Qendror Zgjedhor të Kosovës” ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/