Pacolli fton strukturat e AKR-së që më 14 nëntor ta votojnë Lutfi Hazirin për kryetar të Gjilanit
07 nëntor 2021
| 20:52
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka qëndruar në Gjilan, ku bashkë me strukturat dhe mbështetësit e AKR-së konfirmuan përkrahjen për Lutfi Hazirin më 14 nëntor.
Pacolli ka ftuar anëtarët dhe mbështetësit e AKR-së në Gjilan që ta mbështesin Lutfi Hazirin për kryetar të Gjilanit.
“Miku im Luta është adresa e duhur për qytetarët e Gjilanit, të cilët duan qeverisje zhvillimore, praktike, e të afërt me qytetarët. Andaj, i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e AKR në Gjilan që ta mbështesim kryetarin Lutfi Haziri, si adresën e vetme politike në krye të kësaj komune të rëndësishme të Kosovës!”, ka deklaruar Pacolli.