Pacolli: Gana akrediton ambasadoren në Republikën e Kosovës

06 qershor 2018 | 23:03

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri Jashtëm, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Gana ka akredituar ambasadoren në Republikën e Kosovës.

Ai ka shtuar se akreditimi i ambasadores hedh poshtë propagandën e Serbisë, për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana.

Postimi i Pacollit në “Facebook”:

Gana akrediton ambasador në Republikën e Kosovës…

I nderuar me prezencën e ambasadores së Ganës znj. Salma Frances Mancell-Egalla, e cila të premten do të dorëzojë letrat kredenciale si ambasadore jorezidente në Republikën e Kosovës.

Republika e Kosovës po fuqizohet në arenën ndërkombëtare përkundër lajmeve të rrejshme që dikush nga fqinjët verior lanson çdo ditë.

Askush nuk duhet të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve( një lajm i tillë u lansua nga Serbia edhe për Ganën). Njohjet e reja për shtetin e Kosovës nuk do të ndalen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjilan bërlloku e ka mbuluar tregun e gjelbër. Si pasojë…