Pacolli: Gërvalla na ka fshirë nga MPJ-ja, le të heq dorë edhe nga komoditeti aty që e kam paguar privatisht
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ), Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se ministrja Donika Gërvalla, ka fshirë çdo dëshmi në MPJ, sikurse mos të kishte Kosova kryediplomatë para ardhjes se ministres aktuale.
Ai ka thënë se ky fakt arrogant i Gërvallës, aq sa nuk është human e kolegial nuk është as profesional.
“Në rastin tim, nëse zonja Gërvalla ka hequr dorë nga fakti që edhe unë isha aty, ajo duhej të kishte hequr dorë edhe nga të gjitha komoditetet e saj në ambientet e brendshme të ndërtesës së MPJ, duke filluar nga hyrja e ndërtesës, në zyrën protokollare e deri te zyra e saj, të cilat janë ndërtuar dhe financuar (me shumë qindra mijëra euro) nga unë privatisht”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.
Postimi i plotë i Pacollit:
Shumë interesante!
Zonja Gërvalla ka fshirë çdo gjë që mund të dëshmojë se në MPJ ka pasur edhe ministra të tjera para saj.
Nuk ka mbetur asnjë shenjë e biografive, aktiviteteve dhe kohën kur kanë vepruar ministrat tjerë në këtë ministri.
Ky fakt arrogant, aq sa nuk është human e kolegial nuk është as profesional.
Në rastin tim, nëse zonja Gërvalla ka hequr dorë nga fakti që edhe unë isha aty, ajo duhej të kishte hequr dorë edhe nga të gjitha komoditetet e saj në ambientet e brendshme të ndërtesës së MPJ, duke filluar nga hyrja e ndërtesës, në zyrën protokollare e deri te zyra e saj, të cilat janë ndërtuar dhe financuar (me shumë qindra mijëra euro) nga unë privatisht.