Pacolli i gëzohet vendimit të Kroacisë për Ballistin
10 prill 2018
| 19:20
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli i është gëzuar vendimit të ministrit të Brendshëm kroat, për mos ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.
“Jam shumë i lumtur të njoftoj për mos-ekstradimin e Ismail Morinës nga organet kroate. Për këtë i falënderoj miqtë tonë kroat, në veçanti ministrin Boshnjakoviq, i cili sot nënshkroi vendimin”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.
Ballisti ishte arrestuar në Kroaci në qershorin e vitit të kaluar nga autoritetet kroate, dhë ishte kërkuar që ai të ekstradohej në Serbi.
Morina ishte ideatori i “Autochtonus’, flamurit që u ngrit në ndeshjen futbollistike Serbi-Shqiëpri.