Pacolli: Gjendja financiare e kompanive publike është katastrofike

21 shkurt 2023 | 15:00

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj qeverisë Kurti në raport me kompanitë publike dhe mosreagimin e saj për të investuar në to.

Sipas Pacollit, kryetari i Vetëvendosjes dhe kryeministri i tanishëm Albin Kurti, thoshte gjithmonë se nëse ai do qeverisë, do të ndodhin investime më të mëdha në kompanitë publike, si Trepça, Kedsi, Infrakosi etj.

“Fatkeqësisht nuk po del ashtu. Jo vetëm që kompanitë në fjalë nuk gjenerojnë të hyra, por edhe gjendja e tyre financiare është katastrofike. Siç shihet, ideologjia kiensiane, në një shoqëri demokratike me treg liberal nuk funksionon. T’ua lëmë ekonominë e Kosovës profesionistëve dhe jo ideologëve”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kefsere Meliqi shpall të pavlefshëm diplomën e shkollës Sh.M.L "Dardania"…