Pacolli: Gjithçka është bërë në koordinim me Haradinajn
27 mars 2018
| 21:12
Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka folur për arrestimin e shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq.
Në një intervistë në “RTK” ai ka thënë se kryeministri Haradinaj ka qenë në dijeni për rastin.
“Gjuriqi ka insistuar që të vijë, ka pasur edhe disa telefonata nga zyrtarët serbë të Qeverisë, por Gjuriq ka thënë se: ‘ne do të shkojmë, është vendi ynë, askush nuk na ndalon’”, ka thënë ai.
Duke folur me operacionin e arrestimit Pacolli, ai ka deklaruar se kjo është bërë në koordinim me kryeministrin Haradinaj.
“Nuk kam vepruar vetë, kryeministri ka qenë në dijeni, nuk është bërë asgjë pa koordinim me të”, ka thënë Pacolli.