Pacolli: GjND-ja vulosi legjitimitetin shpalljes së pavarësisë
Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka vlerësuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nën vite me parë, vulosi legjitimitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtarë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky vendim ishte një e arritur historike për shtetin e Kosovës. “Nëntë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si Institucioni kryesor i Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur kontestet në mes shteteve, nëpërmjet vendimit të saj e vulosi legjitimitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtarë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nga përfaqësuesit e popullit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ky vendim ishte një e arritur historike për shtetin e ri dhe një mesazh i fuqishëm për të shuar zërin e kundërshtarëve të pavarësisë”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/