Pacolli: Gjuha e përkrahësve të Kurtit kundër ShBA-së, shqetësuese
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar për zhvillimet e fundit në raport me tensionimin e situatës në veri të vendit.
Pacolli në “Facebook”, ka shkruar se gjuha të cilën po e përdorin qytetarët, përkrahës të Kurtit ndaj ambasadorit Jeff Hovernier dhe të dërguarit special të ShBA-së, Gabriel Escobar është shqetësuese.
“Kur po shoh qasjen dhe po e dëgjoj gjuhën kundër të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, në komentet e qytetarëve tanë, përkrahës të kryeministrit Kurti, vërtetë shqetësohem. A është ky identiteti ynë i ri? Urrejtja dhe nxitja kundër aleatit tonë më të sinqertë dhe më të madh është çmenduria e radhës!”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë i Pacollit:
Kur po shoh qasjen dhe po e dëgjoj gjuhën kundër të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, në komentet e qytetarëve tanë, përkrahës të kryeministrit Kurti, vërtetë shqetësohem. A është ky identiteti ynë i ri? Urrejtja dhe nxitja kundër aleatit tonë më të sinqertë dhe më të madh është çmenduria e radhës!
A e dini more që pa mbështetjen e ShBA-së Kosova nuk mund të ekziston si shtet i pavarur!
Pavarësisht se kush ju ndihmon në jetë, mirënjohja është detyrë.
Ne kurrë nuk do të jemi në gjendje t’u a kthejmë aleatëve tanë atë qe ata bënë për ne por kurrë nuk duhet t’i lëndojmë apo mos të jem mirënjohës ndaj tyre.