Pacolli: Gjuriqi po depërtohet jashtë Kosovës
26 mars 2018
| 19:33
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit sot kur ka arrestuar shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Në profilin e vet në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se tani zyrtari serb po depërtohet jashtë Kosovës.
“Sot Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit të vendit tonë. Në veri të Mitrovicës ka arrestuar Z. Gjuriq. Tani mbas kalimit të te gjitha procedurave, është duke u bërë e mundur deportimi i tij jashtë Republikës së Kosovës. Atij u është tërhequr vërejtja disa herë që ti respekton ligjet e Kosovës, siç duhet respektuar ligjet e nikoqirit, çdo qytetar, kudo që shkon”, ka shkruar Pacolli.