Pacolli: Gjyshinca u sulmua në korridor nga Gashi e Shala

28 korrik 2020 | 16:16

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Gazmend Gjyshinca, kanë mbajtur një konferencë për medie pas raportimeve në medie rreth incidentit gjatë raportimit të kryediplomates Meliza Haradinaj-Stublla në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Pacolli ka bërë me dije se deputeti Gazmend Gjyshinca është sulmuar në korridor nga deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala.

“Këto incidente janë të inskenuara nga deputetët e qeverisë që ishin në komision sot”.

“Gazmend Gjyshinca është sulmuar sot në korridor nga deputetët Arben Gashi dhe Kujtim Shala. Kur kam vërejtur se ka sulm mbi deputetin jam afruar që të shoh se çfarë po ndodhë. Është e padrejtë mënyra se si na kanë sulmuar por ne nuk ndalemi nga aktivitetet tona të drejta”, ka thënë Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Arsimit nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami, sot…