Pacolli i bashkohet iniciativës që lulëkuqja të jetë simbol i përkujtimit të gjenocidit
Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i partisë politike Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka dalë në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Në postimin që ka bërë në rrjetin social Facebook, Pacolli shkruan: “Shpirtërisht mbështes iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, që kjo lulëkuqe të vendoset zyrtarisht si simbol i këtij Gjenocidi. Bashkërisht t’i nderojmë viktimat e pafajshme të gjenocidit serb”.
Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, Bardhyl Mahmuti ka falënderuar Behgjet Pacollin për këtë mbështetje shumë të rëndësishme dhe për vullnetin e shprehur që bashkërisht t’i nderojmë viktimat e gjenocidit të Serbisë.