Pacolli, i bindur se Apeli do ta rrëzojë aktvendimin ndaj Salih Mustafës
16 dhjetor 2022
| 15:45
Kryetari i Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj vendimit për dënimin e Salih Mustavës me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.
Sipas tij, Gjykata Speciale nuk duhet të jetë politike.
“Pafajësia e UÇK dhe popullit të saj nuk mund të njolloset. Vendimi i sotëm ndaj Salih Mustafës mu duk pak absurd. Unë jam i bindur që Apeli do ta rrëzoj këtë dhe Salih Mustafa do të shpallet i pafajshëm. Provat e pafajësisë janë të pakontestueshme. Gjykata nuk duhet të jetë politike. Rroftë UÇK-ja”, ka reaguar Pacolli në “Facebook”.