Pacolli i gëzohet lajmit që Japonia do ta hapë ambasadën në Prishtinë
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se ishte nder i veçantë për të që ta mirëpret në Prishtinë, ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë Abe Toshiko.
Pacolli ka thënë se Japonia është vend që ka dhënë dhe vazhdon të jap shumë për zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës.
“Japonia si vend me interes strategjik për vendin tonë, bën pjesë në mesin e aleatëve të fuqishëm me të cilët në këtë 10-vjetor të marrëdhënieve diplomatike synojmë thellimin e bashkëpunimit bilateral. Lajmi i mirë në këtë drejtim është hapja e ambasadës së Japonisë në Prishtinë që do të hap një dimension të ri në marrëdhëniet tona. Në shenjë miqësie mes dy popujve tanë, pranë shtatores së Ismajl Qemalit, bashkë me ministren Abe dhe kryetarin e Prishtinës z. Ahmeti mbollëm edhe një qershi japoneze”, ka thënë ministri Pacolli.
/Epoka e re/