“Në 6 raste dolën 600 mijë euro”, Pacolli i LDK-së njofton për familjarë tjerë të pushtetarëve që përfituan nga ministria e Pecit: Faton,

25 nëntor 2024 | 16:00

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka publikuar një tjetër video, ku ka thënë se tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë.

Ai ka thënë se drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës që udhëhiqet nga LV-ja, Vigan Salihu, ka përfituar 96 mijë e 300 euro nga ministria e udhëhequr nga Faton Peci.

Gjithashtu, ka thënë se Kushtrim Nimoni, djali i axhës së Genc Nimonit, shefit të kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, përfitoi 100 mijë euro.

Në listën e përfituesve, ai ka thënë se ishte edhe Veton Mulliqi, këshilltar politik i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të cilin tha se është edhe familjar i Besnik Bislimit, zëvendëskryeministrit.

“Faton, publikoji sa para i kanë përfituar njerëzit e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, sepse në 6 raste dolën 600 mijë euro”.

“Nuk do të ndalemi derisa ta ktheni çdo cent”, ka njoftuar Pacolli.

Mediet kanë raportuar se Ministria e Bujqësisë tashmë i ka pezulluar grantet për vëllain dhe dajën e deputetes së LV-së, Fitore Pacolli, si dhe për Naim Huruglicën, këshilltarin e ministrit Faton Peci, pas akuzave për keqpërdorime.

LDK-ja ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori për këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjesti ka bërë “lëmsh” rrjetin duke deklaruar se do të…