Pacolli i nis presidentë e kryeministra të Shqipërisë drejt Hagës
28 shtator 2022
| 13:48
Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi së bashku me ish-kryeministrin Pandeli Majko janë nisur për në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së që po qëndrojnë prej rreth dy vitesh në paraburgim.
Për udhëtimin e tyre është kujdesur ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke i çuar me aeroplanin e tij privat atje.
Pamjet i ka publikuar këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.