Pacolli i përgjigjet Haxhiut për Hotelin Grand: Askush nuk e kërkoi objektin, prej fillimit Mabco ka kërkuar t’i kthehen fondet

05 janar 2025 | 00:21

Biznesmeni Behgjet Pacolli, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth rastit “Grandi”, duke thënë se askush nuk e ka kërkuar objektin e hotelit.

Tutje, ai ka thënë se kompania e tij, që nga fillimi ka kërkuar që të kthehen fondet e saja.

‘‘Deklarata e ministres Haxhiu tingëllonte si një formë “vetëngushëllimi”.

Ministrja e din shumë mirë ,  që askush në këtë proces nuk ka kërkuar OBJEKTIN nga ju në asnjë moment. Këtë e lexoni edhe në postimin e maparshëm.

Që nga fillimi i procesitit, Mabco ka kërkuar  gjithmonë që t’i kthehen fondet e saj, të cilat janë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme, dhe asgjë tjetër”,  ka shkruar Pacolli.

Përndryshe, më herët Pacolli, në një postim tjetër në Facebook ka thënë se kompania e tij ka fituar në arbitrazh rastin që njihet si rasti i “Grandit”.

Ndaj postim të cilit, ka reaguar ministrja Haxhiu duke thënë mes tjerash se: ‘‘nuk ekziston asnjë premisë, dëshmi apo teori që do t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi Grandin. E vetmja gjë për të cilën obligohet Republika e Kosovës, është kthimi i vlerës monetare të cilën Pacolli ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit’’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatët për deputetë nga rashët e PDK-së, Naim Ismajli i…