Pacolli i shokuar nga vrasja e një të riu në Prishtinë
27 shkurt 2019
| 12:54
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se është i shokuar nga vrasja e një të ri në Prishtinë.
Pacolli ka thënë se kjo dhunë vdekjeprurëse duhet të përfundojë.
“Një vrasje ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë. Jam i shokuar nga kjo gjakftohtësi. Një javë më parë në Ferizaj, tani në Prishtinë. Kjo dhunë vdekjeprurëse duhet të përfundojë! Ngushëllimet e mia të thella familjes!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/