Pacolli i uron shërim të shpejtë Kurtit  

28 tetor 2020 | 11:18

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka uruar të parit të LVV-së, Albin Kurtit, shërim të shpejtë pas infektimit me koronavirusit.

Lideri i AKR-së, ka ftuar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat anti-Covid.

“Covid-19 është lufta jonë që së bashku duhet ta fitojmë. Kryetarit të LV-së, Albin Kurti i uroj shërim të shpejtë, ndërsa të gjithë qytetarëve u bëj apel që të kenë kujdes dhe të respektohen masat.  Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në “Facabook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shkollat publike të Gjilanit aktualisht janë 35 raste punonjës…