Pacolli ia uron ditëlindjen Thaçit: Kthimi i tij në Kosovë është i nevojshëm
24 prill 2024
| 11:12
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston 56-vjetorin e lindjes.
Me këtë rast, Behgjet Pacolli, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe bashkëpunëtor i Thaçit, ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit.
Pacolli ka shkruar në “Facebook” se kthimi i Thaçit në Kosovë “është më se i nevojshëm për të përmbyllur padrejtësitë”.