Pacolli: Ibrahim Rexhepi ishte njeri i urtë dhe anëtar i devotshëm i AKR-së
08 tetor 2018
| 13:28
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Ibrahim Rexhepi.
Postimi i plotë Pacollit në llogarinë e vet në “Facebook”:
Me dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjën nga jeta të mikut tim Ibrahim Rexhepi. Ibro ishte njeri i urtë dhe ekonomist i zgjuar. Ishtë edhe anëtar i devotshëm i AKR-së. Jam krenar që e njoha. Do të na mungosh shumë, miku jonë! Ngushëllime familjes Rexhepi si dhe miqëve të tij.