Pacolli inicion platformën zhvillimore Kosovë-Shqipëri për 50 vitet e ardhshme

26 nëntor 2018 | 13:25

Në kuadër të mbledhjes së pestë të përbashkët në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka propozuar inicimin e studimit të përbashkët ndërkombëtar: “Kombi shqiptar në 50 vitet e ardhshme”, dokument ky, që do të shërbente si një platformë zhvillimore fuqizuese e kombit shqiptar në Ballkan.

“Përballë sfidave të shumta, shqiptarët duhet ta kenë të qartë të ardhmen e tyre së bashku. Sot, në mbledhjen e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, me mbështetjen e kryeministrit Rama dhe Haradinaj iniciova studimin e përbashkët ndërkombëtar ‘Kombi shqiptar në 50 vitet e ardhshme.’ Ky dokument do të shërbejë si platformë zhvillimore fuqizuese e kombit shqiptar në Ballkan” , ka thënë Pacolli.

 /Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Rose, modelja britanike është bërë e famshme falë bukurisë…