Pacolli inspekton punimet për rregullimin e shkallëve në lagjen “Arbëria” (Foto)
03 gusht 2018
| 17:11
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, së bashku me drejtorin e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Gëzim Mehmeti, kanë inspektuar punimet në rregullimin e shkallëve të lagjes “Arbëria” në kryeqytet.
Punimet e vrazhda dhe instalimet nëntokësore të këtyre shkallëve kanë përfunduar dhe tani pritet të fillojnë punët montuese.