Pacolli: Isha i sigurt se një ditë do të vijë koha e Kurtit, por mbeta i zhgënjyer

14 shkurt 2021 | 15:00

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka treguar se ka mbetur i zhgënjyer nga Albin Kurti kur mori drejtimin e qeverisë së tij.

Sipërmarrësi nga Kosova ka treguar për “A2” se në kohën kur Albin Kurti  e kishte marrë detyrën asnjë prej liderëve të qeverisë së asaj kohe nuk kishte qenë për t’i dorëzuar detyrën dhe se ishte ai që e realizoi këtë gjë dhe sipas Pacollit, nuk ka marrë asnjë edhe telefonatë falënderimi.

“Kam qenë i sigurt që një ditë do të vijë koha e Albin Kurtit. Isha ai që votova qeverinë e tij. Votova qeverinë e Thaçit dhe nga karrigia e opozitarit votova dhe qeverinë Kurti. Unë jam demoralizuar nga 52 ditët që qeverisi Kurti. Unë u zhgënjeva jo vetëm nga sjelljet e tij prej meje”.

“Prej 52 ditësh nuk mora asnjë telefonatë prej tij edhe pse unë i dorëzova detyrën. Unë e dorëzova detyrën te ministri i tij në mënyrën më dinjitoze. Unë nuk e votova rrëzimin e qeverisë Kurti dhe më ndodhi diçka e pazakontë ku avioni im nuk u lejua të aterronte në Prishtinë”, ka thënë Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas reshjeve të borës, Drejtoria e Shërbimeve Publike, nëpërmjet kompanive…