Pacolli: Jam deputet, do veproj sipas të drejtave dhe obligimeve që më takojnë
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se në Kuvend do të veproj sipas të drejtave dhe obligimeve të deputetit duke përfaqësuar vullnetin e votuesve që i kanë besuar.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mediet të përmbahen nga shkrimet e paverifikuara dhe te pakonfirmuara.
“Ju lutem medieve që të përmbahen nga shkrimet e paverifikuara dhe te pakonfirmuara, në mënyrë që të evitohen keqkuptimet. Është joprofesional shtrembërimi i informacioneve. Unë jam deputet i Kuvendit të Kosovës dhe do të veproj sipas të drejtave dhe obligimeve të deputetit duke përfaqësuar ekskluzivisht vullnetin e votuesve që më kanë besuar. Janë valide të gjitha deklaratat e mia deri më tani por jo informatat sipas burimeve anonime që qarkullojnë në media”, ka shkruar Pacolli.