Pacolli: Jemi krenarë që vendet tona në Kuvend kanë shqetësuar Vuçiqin dhe aleatët e tij
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar pas përfundimit të rinumërimit të 1 407 kutive të votimit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” thënë se rinumërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka konfirmuar se koalicioni Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Pacolli ka theksuar se përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar dhe mbizotëroi sundimi i ligjit.
“Ne do të përfaqësojmë në mënyrën më të mirë interesat e votuesve tanë dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës për prosperitet ekonomik, sundim të ligjit dhe ruajtjen e miqësisë sonë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti. Jemi krenarë që vendet tona në Kuvendin e Kosovës kanë shqetësuar Vuçiqin dhe aleatët e tij”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/