Familja Pacolli jep 1 milion euro për rindërtimin e objekteve të dëmtuara

28 nëntor 2019 | 13:59

Behgjet Pacolli ka thënë se ishte i tronditur kur pa dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.

Ai ka thënë se kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

“Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt. Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur. Mbështetja ime për vëllezërit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet. Unë pres po ashtu që në mënyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Behgjet Pacolli

Fotografia e Behgjet Pacolli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur italian, Enzo Ghinazzi, i njohur me emrin…