Pacolli ka një lutje për Osmanin dhe Kurtin: Frenoni njerëzit tuaj që po më ofendojnë mua dhe fëmijët e mi

23 tetor 2024 | 21:25

Deputeti Behgjet Pacolli ka vlerësuar se njerëzit presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti po e ofendojnë.

Ai ka kërkuar nga dy liderët institucionalë që t`i ndalin njerëzit e tyre që po e ofendojnë atë dhe familjen e tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka paralajmëruar se për këtë çështje mund të iu drejtohet edhe organeve të drejtësisë.

“Nuk kam ndërmend të merrem me njerëzit tuaj, por kam një lutje: ju lutem frenoni njerëzit tuaj, ata që po më ofendojnë, sepse deklaratat e pavërteta që po bëjnë nuk po ofendojnë vetëm mua, por edhe fëmijët e mi. Nuk besoj se këta njerëz me shpifje e gënjeshtra ju bëjnë nder me veprime të tilla të ulëta. Unë mendoj se nuk e meritoj këtë trajtim! Nga ana tjetër, më duket se nuk po zgjidhni asgjë me këtë qasje, dhe nëse qëllimi është të më tregoni mua diçka, mua më mjafton që unë e di kush jam. Nëse doni dëshmi për ndonjë gjë që ju intereson, unë mund t’ua sjell ato (nëse kam njohuri), përndryshe mbetet që drejtësia të ndërmjetësojë. Manipulimi me emrin tim nuk është as njerëzor, por mund të ketë edhe efekte ligjore. Nuk kam qëllim t’ju edukoj ose të ndërhyj në mendësitë tuaja, por para se të më ofendoni, verifikoni vërtetësinë e fakteve”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Molliqaj nga PSD-ja ka deklaruar se Kryeministri aktual, Albin…