Pacolli: Kam frikë se asociacioni do të firmoset siç ka kërkuar Serbia, Kurtit i mungon transparenca
12 tetor 2021
| 10:53
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se Qeverisë Kurti i mungon transparenca, pasi sipas tij situata e krijuar në veri të vendit është një tymnajë e tepruar.
Ai ka thënë se ka frikë se edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të firmoset siç ka kërkuar Serbia, me kompetenca ekzekutive.
“Kemi legalizuar diçka që e kemi konsideruar ilegale, kemi legalizuar diçka që nuk është kosovare, që nuk është kushtetuese. Unë kam frikë se kjo që ka ndodh nuk do të debatohet. Ata do të insistojnë që asociacioni të bëhet siç ashtu si është nënshkruar”, ka thënë Pacolli në një intervistë për “Euronews Albania”.
Pacollika thënë se sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti kryeministër, kundërshton Kurtin opozitar.