Pacolli kërkon avancimin e të drejtave të boshnjakëve në Sanxhak
31 korrik 2018
| 19:04
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka pritur sot presidentin e Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Uglianin, me të cilin ka biseduar për gjendjen e komunitetit boshnjak në Sanxhak.
Postimi i plotë i Pacollit:
Në Ministrinë e Punëve të jashtme sot, prita presidentit e Këshillit kombëtar të boshnjakëve të Sanxhakut z. Sulejman Uglianin.
E falënderova për ftesën që pranova para disa ditësh dhe i shpreha keqardhjen që për arsye të njohura nuk munda të marr pjesë.
Me z.Uglianin biseduam për gjendjen e komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe i shpreha mbështetjen në kërkesat e tyre për avancim të të drejtave konform standardeve tanimë të avancuara ndërkombëtare.