Pacolli kërkon mbështetjen e Lihtenshtajnit për liberalizimin e vizave

21 qershor 2018 | 16:16

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar ministren për Punë të Jashtme, Drejtësi dhe Kulturë të Principatës së Lihtenshtajnit, Aurelia Frick.

Thellimi i marrëdhënieve bilaterale, liberalizimi i vizave, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, avancimi i agjendës evropiane dhe dialogu me Serbinë kanë qenë disa nga temat kryesore të këtij takimi në mes krerëve të diplomacisë nga të dyja vendet.

Ministri Pacolli ka falënderuar Principatën e Lihtenshtajnit për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur ndaj shtetit të Kosovës, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e institucioneve të vendit për të thelluar dhe zgjeruar edhe më shumë bashkëpunimin dhe partneritetin institucional në mes dy vendeve nëpërmjet inicimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të reja që do të hapnin mundësi të reja.

Pacolli ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane dhe ndërkombëtare si dhe kontributin e mundshëm të këtij shteti  në lidhje me liberalizimin e vizave, megjithëse ky vend nuk është anëtarë i BE-së, por vetëm i Zonës Schengen.

Pas përfundimit të vizitës dhe takimeve në Principatën e Lihtenshtajnit, kryediplomati kosovar do të vazhdojë vizitën e tij në Konfederatën zvicerane të premten ku do të pritet nga shef i Departamentit për Pune të Jashtme, Ignazo Cassis.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Manchester United dhe Real Madridit, David Beckham, ka …