Pacolli kërkon njohjen nga Republika e Seychelles

09 tetor 2018 | 11:50

Në kuadër të punimeve të Konferencës së Frankofonisë, e cila po i zhvillon punimet në Jerevan të Armenisë, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar përfaqësuesin e Republikës së Seychelles në Organizatën e Frankofonisë, me të cilin ka diskutuar për gjetjen e mundësive për krijimin e hapësirave të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe  ka kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës.

“Pata kënaqësinë të takojë përfaqësuesin e Republikës së Seychelles në këtë organizatë ambasadorin Sylvestre Radegonde. Më ambasadorin Radegonde  biseduam për gjetjen e mundësive për krijimin e hapësirave të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Po ashtu ambasadorit Radegonde i shpreha kërkesën tonë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Në ditët në vijim me qëllim të diskutimit më të hollësishëm të këtyre temave, pres ta takojë edhe me ministrin e jashtëm të këtij shteti”, ka thënë Pacolli.

Në margjina të kësaj ngjarje të rëndësishme me karakter ndërkombëtar, kryediplomati kosovar, Pacolli pritet të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë të tij që po marrin pjesë në këtë takim, me qëllimin e shqyrtimit të mundësive për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit reciprok në mes dy vendeve si dhe prezantimit të kërkesës për mbështetjen e subjektivitetit dhe integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michael D’Antonio, CNN Presidenti Donald Trump duket ka vendosur që…