Pacolli kërkon të hetohet sulmi ndaj autobusit me kosovarë në Serbi
25 gusht 2019
| 13:06
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë dje një autobusi kosovar në Serbi.
Pacolli ka dënuar këtë sulm si dhe ka kërkuar të hetohet kjo ngjarje.
“Unë e dënoj në terma më të fortë sulmin ndaj autobusit plot pasagjerë që udhëtonin nga Kosova përmes Serbia për në Bashkimin Evropian. Serbia vazhdimisht nuk po arrin të sigurojë udhëtarët dhe lirinë e lëvizjes për ta. Ne kërkojmë hetime dhe siguri për qytetarët tanë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Twiter”.
/Epoka e re/