Pacolli: Këshillat e Walkerit duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për të gjithë ne
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadorin, William Walker.
Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se këshillat e tij miqësore duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për të gjithë ne.
“Sot prita në kabinetin tim, ambasadorin, William Walker, njeriun më të dashur të të gjithë shqiptarëve. Këshillat e tij miqësore duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për të gjithë ne. Si ish-ambasador i OSBE-së, Walker, ndryshoi rrjedhën e historisë dhe zhvillimeve në Kosovë. Të gjithëve na kujtohet se fjalët e tij për masakrën çnjerëzore të Reçakut, e cila u bënë pikë kthese në senzibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit, në mënyrë që të ndalej gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër popullsisë civile”, ka shkruar Pacolli.