Pacolli: Koalicioni Nisma-AKR-PD do të punojë vetëm për interesat e qytetarëve
Presidenti i Aleancës Kosovës (AKR), Behgjet Pacolli, në Konventën e koalicionit Nisma-AKR-PD për nominimin e Fatmir Limajt për kryeministër, ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri që kryen punë të sinqerta.
“AKR-ja e Nisma kanë ditur në momente me kritike të jenë pas qytetarit me punë e vet, me sinqeritetin e vetë, me diturin e vetë dhe me profesionalizimin e vetë. Me koalicionin gjithëpërfshirës Nisma-AKR -PD ne vendosim për Qeverinë e ardhshme që do t’i sjellë Kosovës zhvillim ekonomik, perspektivë për të rinjtë tanë, ata që kanë me së teprimi përvojë”, ka thënë Pacolli, duke shtuar se punësimi do të jetë prioritet i këtij koalicioni
Pacolli ka thënë se Qeveria e ardhshme duhet ta përmbyll dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë aty ku flitet për profesionalizëm dhe për punë në interes të qytetarëve.
“Ky koalicion do të punojë vetëm për interesat e qytetarëve”, ka thënë Pacolli, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për koalicionin Nisma-AKR-PD.
/Epoka e re/