Pacolli konfirmon mbajtjen e koncertit të Rita Orës për 10 vjetorin e pavarësisë

12 shkurt 2018 | 19:37

 

Zv/Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka konfirmuar për “Klan Kosova” se këngëtarja me famë botërore do të mbajë concert në Kosovë.

Kjo për nder të festës së pavarësisë, e për të cilën Rita Ora s’ka kërkuar asnjë cent.

Lajmet se koncerti mund të anulohet erdhën pasi qeveria nuk e miratoi buxhetin për shpenzimet në 10 vjetorin e pavarësisë.

Një gjë e tillë do të bëhet nesër pasi është paralajmëruar mbledhja e ekzekutivit.

Ndryshe në Kosovë tash e disa ditë kanë nisur festimet për dekadën e parë të pavarësisë së Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendosja e flamurit të Kosovës te ‘rrethi’ i Prishtinës ka…