Pacolli konfirmon: Tre kosovarët që ranë në lumin Lepenc kanë humbur jetën
18 qershor 2023
| 08:43
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas aksidentit që ndodhi të shtunën në rrugën Shkup-Kosovë, ku për pasojë një veturë me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc, në të cilin përveç shoferit ndodheshin edhe tre pasagjerë.
Njëri nga ta ka arritur të dalë nga vetura, ndërsa tre të tjerët jo, dhe kërkimet për gjetjen e tyre janë duke vazhduar.
Pacolli në një postim në Facebook, ka shkruar se nga ky aksident kanë mbetur të vdekur, N.P, M.P dhe E.P.
“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!”, ka shkruar Pacolli.